Ballina Shkencë & Teknologji Shitje rekord i “iPhone 12”

Shitje rekord i “iPhone 12”

Ishte pritur me padurim, dhe nuk është çudi që prezantimi i iPhone 12 mori vëmendje aq të madhe. Interesi i jashtëzakonshëm për modelin e ri, të pajisur me teknologjinë për të përdorur rrjetin 5G, u shfaq qartë edhe në nivelin e porosive.

Apple rezulton të ketë shitur më shumë modele iPhone 12 në 24 orët e para të porosive javën e kaluar sesa modelet e iPhone 11 të shitura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas analistit të lartë të produkteve të kësaj kompanie, Ming-Chi Kuo nga TF International.

Kuo thotë se Apple shiti deri në 2 milionë njësi të iPhone 12 brenda një dite pas lançimit krahasuar me 800,000 njësi të iPhone 11. Duket se IPhone 12 Pro është ai që është shitur më mirë sesa pritej e kjo sipas analistit, i detyrohet kërkesës së fortë në Kinë.

Kuo ka një histori të shkëlqyeshme në parashikimin e produkteve dhe shitjeve të Apple, ndaj raportet e tij konsiderohen me mjaft peshë. Vetë kompania reshti përpara disa vitesh së raportuaru shitjet e fundjavës së parë të modeleve të reja të iPhone.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Konsumoni më pak kripë dhe sheqer

Kripa dhe sheqeri, ato duken kaq të padëmshme, kaq themelore, aq thelbësore. Megjithatë, rritja e shpejtë e pranisë së tyre në gjithçka,...

Reforma Zgjedhore bllokon Shqipërinë/ Merkel: Nuk ka negociata

Nuk do të ketë një vendim për nisjen zyrtare të procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda vitit 2020.Në mbledhjen...

Ismaili: Pas propozimit të PDK-së, trafiku urban falas në Prishtinë

Nga sot Komuna e Prishtinës do të ofrojë shërbimet e Trafikut Urban falas për të gjithë qytetarët që udhëtojnë në Prishtinë.Ky vendim...

Qytetarët ia shohin sherrin pështjellimit në rrugën e Vushtrrisë: Aksident i rëndë me të lënduar

Një aksident me të lënduar ka ndodhur para pak minutash në një kryqëzim rruge në Vushtrri.Mësohet se ka të lënduar pasi goditja...