Me kërkesë të pushtetit lokal të Bujanocit, kompania private “Shera Beton” në mënyrë vullnetare ka filluar sot pastrimin e mbeturinave në dalje të Tërnocit.
Komuna e Bujanocit falemnderon kompaninë “Shera Beton” e cila vullnetarisht po kontribuon në mirëmbajtjen e ambientit jetësor, dhe njëkohësisht po kursen buxhetin komunal.
Përndryshe, viteve të kaluara pushteti lokal ka paguar miliona dinarë për pastrimin e kësaj pjese nga mbeturinat, derisa sot këto punë po bëhen falas.