Ballina Lajme Shembull për Shqipërinë/ Ish kryeprokurorja e Maqedonisë së Veriut dënohet me 7...

Shembull për Shqipërinë/ Ish kryeprokurorja e Maqedonisë së Veriut dënohet me 7 vjet burg

Ish Prokurorja e Prokurorisë Speciale në Maqedoninë e Veriut Katica Janeva është dënuar me 7 vite burg për çështjen “Zhvatja”, një dosje korrupsioni që shkaktoi tërmetin më të madh politik të viteve te fundit në vendin fqinj.

Pas disa seancave maratonë, gjykata vendosi këtë të enjte dënimin me 9 vjet heqje lirie edhe për bashkëpunëtorin e saj Bojan Jovanovski i njohur si Boki13, pronar i një televizioni në Maqedoninë e Veriut.

Vitin e Kaluar gazeta italiane “La Verita” publikoi një video ku shihej se si Bojan Jovanovski  dhe Zoran Milevski dilnin nga shtëpia e biznesmenit Orce Kamçev, me një valixhe të mbushur me para.

Shuma ishte marrë  në këmbim te një premtimi për të ndërhyrë në prokurorinë speciale për të mbyllur çështjen e  njohur me emrin “Perandoria” dhe për të liruar biznesmenin Jordan Kamcev nga paraburgimi.

Ish prokurorja speciale i kishte premtuar biznesmenit ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg, në arrest shtëpiak.

Pas publikimit të këtij skandali, Katica Janeva dha dorëheqjen.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Deputetja e PDK- së Ganimete Musliu ia tregon “vendin” Sali Berishës

E di qe në këtë kohë kur po përballemi me dy goditje të rënda siç janë; pandemia në njëren anë dhe gjykata...

Vendimi për mbylljen e xhamive nuk vlenë për xhamitë e Preshevës,ibrahim ef.Ahmeti

Eselamu Alejkum Të dashur vllezër dhe motra, pas qarkullimit të një lajmi nëpër disa portale dhe pas pyetjeve tuaja...

Trump: 99% e rasteve me koronavirus janë plotësisht të padëmshme

Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën pa pasur prova konkrete se 99% e rasteve të koronavirusit “janë krejtësisht të padëmshëm” gjatë...

E padëgjuar në Shkup, grabiten rreth 1 milion euro në një shtëpi

HomeKryesoret E padëgjuar në Shkup, grabiten rreth 1 milion euro në një shtëpi