Ballina Lajme Lugina Shefi i mikrobiologjisë: Kjo javë dhe tjetra, piku i koronavirusit

Shefi i mikrobiologjisë: Kjo javë dhe tjetra, piku i koronavirusit

Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2, deklaroi se laboratori për të kryer testet për COVID-19 është pothuajse gati.

“Po presim kitet nga mesi i javës dhe çdo gjë është gati”, tha Koraqi.

Kur u pyet se kur pritet të jetë piku i pandemisë në vendin tonë, Koraqi theksoi: “Ka shumë analiza, por sipas mendimit tim, kjo javë dhe ajo e ardhshmja mund të jenë javët e pikut. Izolimi mendoj se ka dhënë rezultate sepse nëse nuk do të ishin marrë masat e duhura në kohën e duhur, sot do të kishim 100 raste të reja në ditë. Këto javë do të jenë vendimtare, sigurisht që pritet rritje e numrit të të prekurve”.

Sipas tij, është e pamundur të thuhet se kur do të përfundojë kjo situatë e krijuar nga koronavirusi: “Ka shumë faktorë, që nga masat mbrojtëse e deri te faktorët klimaterikë. Është një virus i ri dhe nuk e dimë se si do të reagojë ndaj klimës apo lagështisë. Gjithçka që thuhet tani është hamendësim”.

Në lidhje me ilaçe eksperimentale për trajtimin e koronavirusit, Koraqi tha: “Deri tani, nuk ka asnjë medikament zyrtar. Gjithçka bazohet në statistika aktualisht. Kështu do të veprohet edhe te ne, duke marrë protokolle të gatshme nga OBSH-ja”.

Koraqi nënvizoi se mjekët në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët përdorin veshje specifike, ndërsa ata që nuk janë në kontakt të drejtpërdrejtë përdorin maska, doreza dhe përparëse.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.