SHBA po del nga kontrolli, virusi po përhapet më shpejt sesa në Itali

Lugina

Situata në Shtetet e Bashkuara në lidhje me koronavirusin po përshkallëzohet me shpejtësi, duke e çuar numrin e të infektuarve në 68,489.

Shtetet e Bashkuara kanë kapërcyer Spanjën me numrin e të infektuarve, me 49.515 njerëz të infektuar ne ketë shtet nga virusi koronar. Pandemia deri me tani ka shkaktuat vdekjen e 1.032 personave SHBA.

Shteti i Nju Jorkut është bërë pikë qendrore e epidemisë së virusit koronar dhe vetë qyteti i Nju Jork është epiqendra e tij. Në atë qytet, një e pesta e numrit të përgjithshëm të të infektuarve në vend testohen dhe virusi përhapet pesë herë më shpejt.

Një në mijëra Njujorkas tashmë janë infektuar, që do të thotë se virusi po përhapet më shpejt sesa në Itali dhe Iran. Në mes të krizës, Presidenti amerikan Trump kaloi një sasi të konsiderueshme kohe duke krahasuar virusin me një grip, duke u thënë njerëzve se i priste ata te kthehen përsëri në punë.