Ballina Lajme Bota SHBA-ja sërish forca më e fuqishme ushtarake në botë

SHBA-ja sërish forca më e fuqishme ushtarake në botë



Organizata “Forca globale ushtarake” e publikoi listën e forcave më të fuqishme ushtarake në botë. Në vendin e parë është SHBA-ja me indeks prej 0.0718, më pas vijojnë Rusia, Kina, India dhe në vendin e pestë është Japonia.
Nga vendet e Ballkanit, forca më e fuqishme ushtarake është Serbia, me indeks prej 1.0063 dhe renditet e 61-ta në botë. Kroacia është në vendin e 63-të, Sllovenia në 88-të, Shqipëria është në vendin e 113-të, Bosnje e Hercegovina është në vendin e 121-të, Mali i Zi është në vendin e 123-të dhe Maqedonia e Veriut është në vendin e 133-të me një indeks prej 5.0801.

Forca më e fuqishme ushtarake evropiane është Franca, e cila është në vendin e shtatë, e ndjekur nga Britania e Madhe në vendin e tetë, Turqia në vendin e 11-të, Italia në vendin e 12-të dhe Gjermania në vendin e 15-të.



Lista përfshin 139 vende, e fundit prej të cilave është Butani me një indeks prej 23.2577. Sa më i lartë indeksi, aq më keq renditet vendi.
Lista përgatitet në më shumë se 50 faktorë për përcaktimin e indeksit të fuqisë ushtarake, përfshirë forcat specifike ushtarake, të tilla si numri i trupave, aeroplanëve, tankeve, pastaj fuqia financiare e shtetit dhe alokimi i mbrojtjes, si dhe logjistikë, vendndodhja gjeografike dhe më shumë./MIA

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...