Serbia dërgon vaksinat Sputnik në Mal të Zi

Bota Lajme



Serbia dërgon vaksinat Sputnik në Mal të Zi
2000 dozat e para të vaksinës Sputnik V kanë mbërritur sonte në Malin e zi.

Ato janë transportuar me një avion të qeverisë së Serbisë. Donacioni arriti në Malin e Zi me miratimin e Moskës zyrtare.

Kryeministri Zdravko Krivokapić, priti Kryeministren e Serbisë Ana Brnabić në aeroport. Ajo kujtoi se Serbia së shpejti do të dërgojë edhe 2000 doza të tjera.

“Kjo është e mjaftueshme për të vaksinuar punonjësit shëndetësorë që punojnë në zonën e kuqe dhe do t’ju ndihmojë të mbroheni,” tha Brnabic.

Ajo falënderoi Krivokapic për mirëseardhjen dhe Zëvendës Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazović.