Serbi/ Nga klasa e pestë deri të tetën kalojnë online

Lajme Lugina

Përveç nxënësve të shkollave të mesme të cilët do të vazhdojnë të mësojnë online, nga java e ardhshme edhe shkollat fillore nga klasa e pestë deri në të tetën do të kalojnë në mësim online, kështu ka vendosur sot Shtabi qeveritarë i krizave në mbledhjen e mbajtur ku janë përcaktuar edhe masat e reja gjatë vikendit.

Në seancën e sotme të Shtabit të Krizave, u miratuan masat për fundjavën e ardhshme, sipas të cilave asgjë nuk do të funksionojë të Shtunën dhe të Dielën përveç dyqaneve ushqimore, farmacive, institucioneve shëndetësore, pikave të karburantit, kioskave dhe shpërndarjes së ushqimit.

Ndryshe nga fundjava e mëparshme, masat do të hyjnë në fuqi të Premten (sot) në mesnatë.

Opinioni do të informohet për rezhimin, përkatësisht masat që do të jenë në fuqi nga e hëna.