Ballina Lajme Serbi kërkohet vetizolim për ata që kthehen nga pushimet

Serbi kërkohet vetizolim për ata që kthehen nga pushimet

Epidemiologu Branislav Tiodoroviq, anëtar i Shtabit të Krizave, thotë se kthimi në Serbi i 25,000 turistëve nga pushimet jashtë vendit, gjatë shtatorit mund të ndikojë në rritjen e numrit të personave të infektuarve në dhe sugjeron vetizolimin e tyre në shtëpi.

“Kushdo që vjen në Serbi duhet të jetë i vetëdijshëm se me vete është duke bartur rrezikun, andaj do të ishte mirë një lloj vetizolimi i tyre në shtëpi. Qoftë nëse fjala është për kthim nga pushimet verore apo për të ardhur nga një vend në tjetrin, të gjithë duhet ta kemi këtë zakon të kujdesemi për veten dhe të tjerët” tha Tiodorovior për Blic.

Sipas tij, fillimi i vitit shkollor mund të sjellë me vete rreziqe të caktuara kur bëhet fjalë për infeksionin, por edhe se numri i pacientëve me virusin korona lidhet drejtpërdrejt me mosrespektimin e masave.

Ai deklaroi se është e rëndësishme që tudentët, të cilët vijnë nga ato territore ku situata epidemiologjike është më e keqe në raport me Serbinë, të respektojnë masat dhe të jenë të kujdesshëm.

“Sigurisht që rrespektimi i masave nuk iu referohet vetëm atyre që vijnë, por gjithë popullsisë, sepse zbatimi dhe respektimi i masave është i një rëndësie të jashtëzakonshme për eliminimin e virusit” theksoi Tiodorović.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Grenell viziton sot Prishtinën/ Në fokus marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell viziton sot Prishtinën. Ai është pjesë e delegacionit që që...

Shëndrit Jahiu: “Për shkak të parimeve, PVD hakmaret ndaj meje duke…”

Këshilltari komunal në komunën e Preshevës nga radhët e PVD-së në një shkrim në rrjetin social Facebook ka shkruar arsyen e tij pse...

Përfundon me sukses gara e peshkimit me tapë “Rahovica 2020”

Përfundon me sukses gara e peshkimit me tape ,,Rahovica 2020”.Më poshtë mund ta lexoni njoftimin nga organizatorët e kësaj gare e cila...

Lëvizja për Reforma fillon riformatimin – Paralajmëron për një standard të ri demokratik

Sonte në ambientet e zyrës së Lëvizjes për Reforma, u mbajt mbledhja Këshillit Inicues i Lëvizjes për Reforma.Në njoftimin e Lëvizjes për...