Në një postim në ‘Facebook” zëvendëskryeministri I Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kushdo që e bën fajtore qeverinë për krimet e kryera nga ndonjë nëpunës nëpër institucione, nuk ka njohuri themelore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
Gjithashtu sipas tij kushdo që kërkon dorëheqjen e Ministres Hykmete Bajrami, bën thirrje për dorëzim para krimit të organizuar, mashtruesve dhe keqpërdoruesve të parasë dhe pasurisë publike.
“Qeveria Hoti është tepër e vendosur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Beteja e tillë nuk është e lehtë, por kërkon mobilizim dhe bashkëpunim të madh ndër-institucional.
Mbështetja shoqërore e kësaj beteje, garanton çlirim më të shpejt dhe fuqizim të shtetit të së drejtës”, ka shkruar ai.