SELA: ZGJEDHJET LOKALE DO T’I FITOJË OPOZITA SHQIPTARE

Maqedonia

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela tha se  zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen në tetor, do t’i fitojë opozita shqiptare, koalicioni Aleancë-Alternativë. Në takimin e sotëm me gazetarët, Sela tha se të bashkëpunohet në politikë nuk është gjë e keqe, duke shtuar se janë të hapur edhe për bashkëpunim edhe me parti të tjera në rrethin e dytë zgjedhor.

“Po përgatitemi me Alternativën për zgjedhjet lokale. Po përgatitet edhe platforma për pushtetin lokal. Kurse për kandidatët është herët për të folur, pasi strukturat partiake, bazuar në statut, do të vendosin”, deklaroi Sela. 

Koalicioni ende nuk ka vendosur par kandidatët për kryetar komunash, por Sela ka sugjeruar që në komunat që i udhëheqin përfaqësuesit e ASH-së, gjegjësisht në Gostivar, Bogovinë dhe Vrapçisht të garohet me kryetarët aktual të komunave, me  Arben Taravarin, Albon Xhemailin dhe Isen Shabanin. /SHENJA