Ballina Lajme Bota Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara: Coronavirusi është kërcënimi më i...

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara: Coronavirusi është kërcënimi më i madh global që nga Lufta e Dytë Botërore

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e konsideron coronavirusin si kërcënimin më të madh global që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se luftimi i kësaj pandemie do të sjell recesion që nuk është parë gjatë viteve të fundit.

Gjatë një fjalimii të mbajtur të martën mbrëma, Guterres tha se ndikimi socio-ekonomik i kësaj pandemie ka gjasa t’i kontribuojë “jo stabilitetit dhe zgjerimit të konflikteve.

Ai bëri thirrje për një përgjigje globale më të fuqishme dhe efektive ndaj kësaj pandemie, që deri më tani ka prekur mbi 850 mijë persona dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se 42 mijë tjerëve.

Por, ai theksoi se një gjë e tillë është e mundur vetëm “nëse të gjithë bashkohen dhe harrojnë lojërat politike dhe e kuptojnë se në pyetje është fati i njerëzimit”.

“Magnituda e përgjigjes duhet të jetë konform shkallës së krizës, e koordinuar dhe që bashkon të gjithë dhe që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm.

Guterres gjithashtu njoftoi për krijimin e një Fondi të Reagimit dhe Rimëkëmbjes ndaj COVID-19, që mbështet përpjekjet e vendeve me të ardhurat e ulëta dhe ato të mesme, me qëllim të aftësimit sa më të shpejtë të qeverive që kanë trajtuar krizën dhe kanë bërë gjithçka që të shërojnë qytetarët e tyre.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.