Sami Salihu (LR)/ Zgjidhja kërkon vullnet politik dhe konstruktiv, ajo nuk është ekuacion dhe as aritmetikë

Lajme Lugina



Me bisedime pafund nuk mund të mbahet peng i gjithë procesi i ngritjes së pushtetit në Komunën e Preshevës. Asgjë e mirë nuk i vjen popullit dhe ardhmërisë së komunës tonë nga bisedime pa bereqet që kanë hyrë në një rreth ngushtë ku herë njëra palë, e herë tjetra vendosin kushte e parakushte për koalicionin. Zgjidhja nuk është ekuacion dhe as aritmetikë e thjeshtë numrash. Zgjidhja kërkon vullnet politik dhe konstruktiv si edhe largpamësi në mënyrë që pushteti i ri të jetë gjithpërfshirës dhe i suksesshëm, për të garantuar reforma reale dhe te prekshme. LR i bënë thirrje palëve të mos vonojnë më asnjë ditë vendimarrjen, përndryshe, nëse nuk arrihet koalicioni, komunës së Preshevës do ti duhet të futet sërish në proces zgjedhor cka do ti ndryshojë me shumë gjasa numrat duke i shkuar trendit te zgjedhjeve te fundit. LR nuk ka frikë të bëjë opozitë, dhe as të përballet me zgjedhësit sa herë ta kërkoje interesi i madh i Preshevës, i cili del mbi interesin e ngushtë partiak.

Sami Salihu