Ballina Lajme Sami Salihu (LR) takim konstruktiv me Ministrin e Shëndetsisë Zemaj

Sami Salihu (LR) takim konstruktiv me Ministrin e Shëndetsisë Zemaj

Me kërkesë timen lidhur me ndarjen e Kuotave për specializime pranë Universitetit të Prishtinës, e veçanërisht në Fakultetin e Mjekësisë, jam takuar me Ministrin e Shëndetësisë z. Armend Zemaj. Duke u nisur nga fakti që Presheva tradicionalisht i ka dhënë trojeve shqiptare profesionalist të rangut të lartë, kam ndjerë obligimin tim moral dhe politik që si Kryetar i Kuvendit por edhe Lëvizjes politike – Lëvizjes për Reforma të investoj për t’i plotësuar kërkesat e studentëve të Preshevës. Gjatë takimit të sotëm, konkretisht Ministrit Zemaj i kam kërkuar që të rriten kuotat me pagesë dhe ate së paku për 30 mjekë. Gjithashtu, nga Ministri Zemaj kam kërkuar që për profesionistët e fushës së mjekësisë të ndahen specializime në fushat që Presheva ka më së shumti nevojë e konkretisht Kuota të specializimeve në ORL, Kardiologji, Pulmologji, Endokrinologji, Oftalmologji, Pediatri, Gjinekologji, Dermatologji, Mjekësi Emergjente, Radiologji, Psikiatri e fëmijëve, Neurologji, Anestiziologji me mjekim intensiv, Ortodonci, Protetikë stomatologjike, Kirugji orale. Morëm zotimin nga z.Zemaj që politikat e mëtutjeshme të Republikës së Kosovës do të jenë në plotësimin e interesave të shqiptarëve të Luginës.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Deputetja e PDK- së Ganimete Musliu ia tregon “vendin” Sali Berishës

E di qe në këtë kohë kur po përballemi me dy goditje të rënda siç janë; pandemia në njëren anë dhe gjykata...

Vendimi për mbylljen e xhamive nuk vlenë për xhamitë e Preshevës,ibrahim ef.Ahmeti

Eselamu Alejkum Të dashur vllezër dhe motra, pas qarkullimit të një lajmi nëpër disa portale dhe pas pyetjeve tuaja...

Trump: 99% e rasteve me koronavirus janë plotësisht të padëmshme

Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën pa pasur prova konkrete se 99% e rasteve të koronavirusit “janë krejtësisht të padëmshëm” gjatë...

E padëgjuar në Shkup, grabiten rreth 1 milion euro në një shtëpi

HomeKryesoret E padëgjuar në Shkup, grabiten rreth 1 milion euro në një shtëpi