Sami Salihu (LR)/ Populli dhe koha na dhanë provat se kujt duhet ti besojmë dhe kujt nuk duhet më ti japim një mundësi

Lajme Lugina

“Të nderuar qytetarë të Preshevës! Ky rezultat paraprak deri në konfirmimin e rezultatit final të zgjedhjeve, vërtetoi edhe një herë vullnetin e popullit i cili në shumicë ka kërkuar ti coje në opozitë ata që mbanin peng pushtetin.
Jemi dyfishuar në numër dhe shumëfishuar në potencialin tonë për të mundësuar ndryshimin e madh dhe dërgimin përfundimisht në opozitë të një ekipi që vetem ka keq qeverisur e keqmenaxhuar pushtetin.
Ska më vend as për të provuar e as për të eksperimentuar. Populli dhe koha na dhanë provat se kujt duhet ti besojmë dhe kujt nuk duhet më ti japim një mundësi. E kemi në dorë së bashku të bëjmë atë që duhet, dhe ti japim frymëmarrje të re politikës në Luginë, bashkëveprimit e bashkëpunimit në të mirën e përbashkët, përtej interesave të ngushta partiake, tifozllëkut dhe thirrjes së traditës. Është koha që fatet e Lugines ta arrin veten në dorë pa patur nevojë për institucione të përkohshme, kalimtare apo të imponuara. Populli votoi dhe na takon ne politikanëve ta përkthejmë drejt e ta lexojmë me largpamësi vullnetin e sovranit!
Nuk do ndalemi në asnjë moment në kauzën tonë për të reformuar e demokratizuar politikën e pushtetin për të mirën e të gjithëve dhe për prosperitetin e Luginës!
Të gjithë së bashku MUNDEMI!”