Ballina Lajme Sami Salihu (LR) përkujton luftën e shenjtë të UÇPMB-së "Krenari dhe Lavdi...

Sami Salihu (LR) përkujton luftën e shenjtë të UÇPMB-së “Krenari dhe Lavdi për luftën e UÇPMB-së!”

Sot 21 vite më parë, në këtë datë të shënuar për mbarë kombin shqipëtar, e veçanërisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës, pas aktiviteteve dhe sakrificës, lindi një shpresë që ishte amanet i Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit – Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc (UÇPMB) e që si synim kishte bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Trungun Amë!
26 Janari na përkujton ne, por edhe faktorit shqipëtar anembanë, qoftë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni që gratë dhe burrat e Luginës së Preshevës kanë dhënë më të shtrenjtit e tyre, kanë sakrifikuar jetën e tyre që dhe ata të shijojnë fjalët më të ëmbla – LIRINË DHE DEMOKRACINË!
Data e sodit është një datë që duhet të ndalemi, të reflektojmë dhe t’i kujtojmë me përulje të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë për këtë vend!
Krenari dhe Lavdi për dëshmorët!
Krenari dhe Lavdi për luftën e UÇPMB-së!

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.