Sami Salihu (LR)/ Letër faleminderimi për të gjithë votuesit e Lëvizjes për Reforma dhe qytetarët e Komunës së Preshevës

Lajme Lugina

Të dashur vëllezër e motra, në emër të Lëvizjes për Reforma, dua t’iu falënderoj nga zemra për besimin dhe votën tuaj që e dyfishuan prezencën tonë dhe zërin tuaj në qeverisje. Ka qenë e veshtirë, por edhe në këto kushte bashkë arritëm këtu ku jemi sot. Bashkë me falenderimin, sot iu jap fjalën se do dyfishojmë e shumëfishojmë edhe përpjekjet e punën tonë në të mirën tuaj, në të mirën tonë të përbashkët! Asgjë nuk do të na ndalë në këtë rrugëtim bashkë me Ju. Falëmnderit!