Sami Salihu (LR), Kryetar i Kuvendit Komunal Preshevë uron festën e Fitër Bajramit

Lajme Lugina

Të nderuar vëllezër dhe motra, qytetarë të Komunës së Preshevës, besimtarë e besimtare

Me shpresën që ky muaj i Ramazanit që kaloi, ishte muaj i faljes së mëkateve, agjërimit dhe lutjeve të pranuara, urojmë që kjo festë e Fitër Bajramit të sjell harmoni, solidaritet, begati për ne dhe familjet tona dhe le të na shërbejë kjo si moment i vetëdijësimit, që ta respektojmë njëri-tjetrin.
Gjithashtu, mbes me shpresë që edhe pas këtij muaji të Shenjtë dhe festës së Fitër Bajramit, solidariteti, mirëkuptimi dhe paqja të jenë pjesë e vazhdueshme e përditshmërisë tonë.