Sami Salihu (LR) i kundërpërgjigjet kryetarit të Organit të Përkohshëm: “Bëje “testin” e burrnisë, e na thuaj a do të dalë pikë burrnie?”

Bota Lugina

Në një postim në Facebook, kryetari i Lëvizjes për Reforma, në distancë iu ka përgjigjur kryetarit të Organit të Përkohshëm Shqiprim Arifi (APN) pas akuzave të tij, një dit më parë:

Ai postoi:

“Meqë ke akuzuar për burrëri Shqiprim dhe paske një mjet që bën matje të burrërisë, vendosja vehtes këtë mjet e testoje burrërinë tënde duke kujtuar premtimin tënd që nëse nuk hapet kufiri Miratoc-Llojan do të japësh dorëheqje nga politika, e pastaj shife a do të dalë pikë burrërie apo jo? Nëse do më shumë ta testosh burrërinë tënde, nese don, ti numëroj premtimet e tjera.”