Ballina Lajme Bota Sa shqiptarë jetojnë në Kantonin e Cyrihut?

Sa shqiptarë jetojnë në Kantonin e Cyrihut?

Pas shtetasve të Gjermanisë, Italisë dhe Portugalisë, vijnë ata të Kosovës me 18.539 pjesëtarë

Vitin e kaluar, popullsia e Kantonit të Cyrihut është rritur për 1 për qind, pavarësisht lëvizjes së zvogëluar për shkak të pandemisë së koronës. Në fund të vitit 2020, kantoni i Cyrihut kishte 1,551,300 banorë, pothuajse 15,000 më shumë se në 2019.
Shkalla e rritjes është ulur dukshëm në krahasim me vitin e kaluar, ka njoftuar të martën Drejtoria e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, shkruan sda.ch.



Vetëm rreth një e treta e rritjes së popullsisë i referohet lindjeve, transmeton albinfo.ch. ndërsa migracioni nga jashtë është ende shkaku kryesor për këtë rritje.
Numri i përgjithshëm i emigracionit dhe migracionit (shkuarjeve dhe ardhjeve) ndërkombëtar në kanton ka rënë krahasuar me vitin e kaluar, por ndryshimi midis këtyre flukseve të migrimit të kundërt ka mbetur megjithatë pozitiv dhe praktikisht i pandryshuar.
Për herë të parë që nga viti 2010, megjithatë, më shumë njerëz janë zhvendosur nga kantoni i Cyrihut në pjesën tjetër të Zvicrës sesa e kundërta. E ashtuquajtura rritje natyrore e popullsisë, ose diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve, ishte gjithashtu më e ulët se në vitin 2019 për shkak të një shtimi të lehtë të vdekshmërisë, lidhur me Covid-19.
Popullsia në qytetin e Cyrihut është rritur më pak, përkatësisht me vetëm 0.4 për qind, pas 1.2 përqind në vitin e kaluar. Kryeqyteti i kantonit kishte kështu 421,000 banorë në fund të vitit.
Gjermanët natyralizohen, portugezët kthehen në atdhe
Numri i shtetasve të huaj në kanton, në fund të vitit 2020 ishte 421,400. Kjo korrespondon me shkallën e të huajve prej 27.2 përqind, 0.3 pikë përqindje më shumë se në vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch. Dy të tretat e popullsisë së huaj vijnë nga një vend i BE ose EFTA.
Gjermania dhe Italia përfaqësojnë grupet më të mëdha të popullsisë së huaj me përkatësisht 88,100 dhe 57,000 njerëz. Kjo pasohet nga Portugalia, Kosova (18.539), Spanja, Austria, Maqedonia e Veriut (13 514)  Turqia dhe Serbia (12 883).
Sikurse edhe në statistikat e nivelit federal, edhe në këto në nivel kantoni, ajo qüe merret parasysh është përkatësia shtetërore dhe jo ajo etnike, shkruan albinfo.ch. Kështu shpjegohet prandaj numri “i vogël” i shtetasve të Kosovës, Maqedonisë ose Serbisë.
Shtetas të Kosovës dhe shqiptarë në këtë kanton ka shumëfish më shumë, por, me marrjen e nënshtetësisë zvicerane ata nuk futen më në mesin e të huajve, përkatësisht të shtetasve të Kosovës, Maqedonisë ose Serbisë.
Ashtu si në vitin e kaluar, numri i qytetarëve gjermanë dhe portugezë në kanton ka shënuar një lje të vogël. Në rastin e gjermanëve, kjo shpjegohet me faktin se shumë prej tyre janë natyralizuar dhe për këtë arsye janë përfshirë në statistika si qytetarë zviceranë, përcjell albinfo.ch. Për portugezët, megjithatë, ekziston një prirje e rritjes së kthimit në vendin e tyre të lindjes.
Popullsia e gjithmbarshme e Kantonit të Cyrihut është 26.2 për qind protestante (e reformuar) dhe 24.2 për qind katolike. Por të dy kishat e mëdha kanë vazhduar të humbin anëtarë. Kisha e Reformuar Ungjillore ka humbur 9,700 anëtarë brenda një viti ndërsa Kisha Katolike Romane 5,800 anëtarë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Nuk është Rama, s’ka vaksina; vjen Rama, vijnë vaksinat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi herët në mëngjes, gjatë një diskutimi në parlament, se në mbrëmje do të mbërrinin 15,210 doza...

Kosovë/ Një polic i vrarë, dyshohet për vetëvrasje

Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë, përgjatë ditës së hënë në orën 16:20.Bëhet me dije se personi në fjalë...

Eshtë një kategori njerëzish që mund të ketë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID

Sipas një studimi të fundit nga specialistët e shëndetit, personat që janë mbipeshë prodhojnë rreth gjysmën e antitrupave që prodhojnë personat em...