Ballina Lajme Sa do të zgjas vala e tretë e koronavirusit në Serbi?

Sa do të zgjas vala e tretë e koronavirusit në Serbi?

Serbia u godit nga vala e tretë e koronavirusit më herët sesa pritej dhe sipas disa parashikimeve, ajo do të zgjasë më shumë se dy të mëparshmet. Në shikim të parë, kjo duket e keqe dhe e frikshme, por sipas disa treguesve, ekziston edhe një anë e mirë e pamjes epidemiologjike që tani na ka ndodhur.

Para së gjithash, parashikimi është se vala e tretë do të zgjasë deri në mars, ekziston frika e një përplasjeje me gripin sezonal, i cili mund të përkeqësojë situatën e përgjithshme, ndërsa nga ana tjetër, lajmi i mirë është se pamja klinike tani është më e lehtë dhe ka më pak pacientë të shtruar në spital dhe ka më pak njerëz në respirator.

Vala e tretë deri në pranverë

Vala e parë zgjati nga marsi deri në fund të majit, e dyta nga fillimi i qershorit deri në mes të shtatorit dhe e treta, sipas ekspertëve, u paraqit më herët. Gjegjësisht, pritej vetëm në fillim të nëntorit.

Problemi ynë do të jetë nëntori, dhjetori, janari dhe shkurti. Muajt e dimrit, bora, lagështia, njerëzit në ambiente të mbyllura e gjithë kjo është e përshtatshme që virusi të përhapet. Këto dy ditë të ftohta do të kalojnë, kështu që do të kemi një mot më të mirë përsëri. Por, kur të hyjmë në Nëntor dhe Dhjetor, Janar, Shkurt, ata do të jenë muajt që do të jenë problematikë për shkak të qëndrimit në ambiente të mbyllura – tha prof. Dr. Branislav Tiodoroviq.

Pra, vala e tretë mund të zgjasë për pesë muaj, deri në pranverë.

Vala e tretë do të zgjasë më shumë se e para dhe e dyta, por nuk duhet të jetë më e vështirë. Sepse nëse zbatojmë masat dhe nëse përpiqemi t’i zbatojmë ato sa më shumë që të jetë e mundur, si në trafikun e qytetit ashtu edhe në kolektivë, atëherë nuk do të kemi një situatë më të vështirë në raport me korrikun. Në atë rast, kjo valë do të jetë nën kontroll – tha Tiodorovi.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Edhe Sindikata e Policisë paralajmëron protesta

Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një njoftimi për media kanë thënë se përkundër që kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që...

Mandzukic: Unë e Ibra të frikshëm, japim shembullin për më të rinjtë

Mario Mandzukic është gati të fillojë aventurën e tij me fanellën e Milanit. Gjatë prezantimit me si kuqezi sulmuesi kroat foli plot...

Keidi Bare po shkëlqen te Espanyoli, klubi i vendos çmimin prej 10 milionë euro

Keidi Bare e kishte të vështirë fillimin te Espanyoli, pasi vuajti disa probleme burokratike,  ndërsa më pas një dëmtim.Por ai është kthyer...

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 678 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën...