Ballina Lajme Rudina Hajdari me parti të re politike, ja me kë do të...

Rudina Hajdari me parti të re politike, ja me kë do të bashkëpunojë

Deputetja Rudina Hajdari paralajmëron se do të krijojë një parti të re politike duke shuar kështu zërat se ajo do të jetë pjesë e partisë së re të Myslym Murrizit.

Në një prononcim për mediat, Hajdari u shpreh se nuk do të jetë pjesë e partisë së zotit Murrizi por do të bashkohet me nismën thurje për t’i dhënë shqiptarëve një ofertë të re politike.

“Koha e partive prona te individëve, sikur te ishin biznese private ka përfunduar. Hidhini një sy partive të vjetra. I kane braktisur totalisht qytetaret dhe funksionojnë si biznese private të familjeve që i drejtojnë. Vendi sot nuk ka parti, por ka disa ndërmarrje te cilat kane rezultuar fitimprurëse vetëm për një grusht njerëzish, ne kurriz te taksave dhe pasurive te shqiptareve. Nuk mund ti konkurrosh këto shpk te mëdha me shpk te reja me te vogla. Nuk është ky synimi ynë. Ne duam qe për here te pare te ndërtojmë nje subjekt politik i cili është totalisht ne pronësi te publikut dhe nuk i shërben një njeriu, apo pak njerëzve, por te gjithë shqiptareve. Pra përgjigja ime është jo, nuk do te jem pjese e partisë se zotit Murrizi. Nuk jam unë e vetmja qe po eci ne ketë drejtim. Edhe te tjerë intelektuale kane nisur te njëjtin aksion, siç është Nisma Thurje, dhe rrugët tona do bashkohen për ti dhëne qytetareve shqiptare për here te pare një oferte politike e cila synon ta ktheje Shqipërinë ne një vend te jetueshëm dhe te lakmuar nga te gjithë.”, tha Hajdari.

Kujtojmë se brenda grupit parlamentar demokrat në parlament pati një krisje e cila kulmoi me zëvendësimin e Rudina Hajdarit si kryetare grupi, me Myslym Murrizin.

Ky i fundit pritet të jetë pjesë e një formacioni të ri politik të quajtur Lëvizja e Re Demokrate e cila është njoftuar në rrjetet sociale nga deputeti Halit Valteri.

Deputetja Hajdari ka gjetur gjuhën e përbashkët në të shkuarën me Nismën Thurje përsa i përket kauzës së saj për hapjen e listave dhe aplikimin e një sistemi të ngjashëm me atë të Danimarkës.

Bazuar në deklaratën e deputetes, ajo dhe aktivitet e nismës tashmë duket se do të prezantojnë një ofertë politike konkrete me të cilën do të kandidojnë në zgjedhjet e vitit 2021.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Shtatë të vdekur dhe 241 të infektuar me koronavirus në Shqipëri

Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke bërë që numri i viktimave që prej nisjes...

100 000 RUBLA RUSE PER ÇDO FAMILJE QË EMËRON FËMIJË ME EMRIN MUHAMMED.

Në Çeçeni ka filluar një fushatë interesante si kundërveprim ndaj sjelljes franceze ndaj figurës së PROFETIT MUHAMMED s.a.v.s.Fondacioni Ahmed Kadyrov (emëruar sipas...

Zemaj prezanton masat e reja anti-COVID: Kufizohet lëvizja për të moshuarit, gastronomia dhe qendrat tregtare mbyllen në orën 21:00

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se për ta ndalur hovin e infeksionit me COVID-19,...

Partitë politike para qytetarëve servojnë më shumë Nostalgji se sa Programe Zhvillimore

Është bërë trend brenda partive politike në Kosovë, por edhe në Shqipëri, që para qytetarëve të servohet një tip i nostalgjisë, që...