Rtvpresheva.com sqaron APN për sulmet mediatike

Lajme Lugina

Subjekti politik Alternativa për Ndryshim përmes një komunikate sot paska shkruar se rtvpresheva.com paska përfituar në konkursin për media në Komunën e Preshevës 150.000 dinarë si dhe së bashku me median tjetër Luginalajm paskan fituar mjete në konkursin e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit.

Në konkursin e shpallur nga Komuna e Preshevës rtvpresheva,com pasi që i plotëson të gjitha kriteret e konkursit normalisht që konkuron çdo vit (kemi konkuruar dhe fituar mjete edhe kur qeveriste APN) sepse përveç të hyrave të vogla nga marketingu, burim të vetëm të finansimit e ka nga projektet në komunën e Preshevës, Bujanocit, Ministrisë së Kulturës dhe Informimit si dhe projektet ndërkombëtare, Fatkeqësisht sivjet komisioni për ndarjen e mjeteve rtvpresheva.com i ndau më së paku nga të gjith konkuruesit, vetëm 150.000 dinarë.

Sa i përket konkursit në Ministrinë e Kulturës dhe Informimit, ky konkurs për pakicat shpallet falë presionit të vazhdueshëm të OSBE-së dhe ambasadave të huaja drejt Qeverisë së Serbisë. Të gjitha mediat nga Lugina e Preshevës çdo vit trajnohen nga ana e OSBE-së për të konkuruar në konkursin e ministrisë.

Eshtë gënjeshtër se në konkurset e ministrisë kanë fituar mjete vetëm dy mediume. Varësisht nga viti në vit e me gjith padrejtësit e mëdha që na shkaktohen, në ministri kanë fituar projekte të gjitha mediat nga Lugina të cilat janë të regjistruara dhe veprojnë legalisht, e përfitues kanë qenë: Rtv Aldi, Tv Presheva, Tv Bujanoci, Tv Spektri, rtvpresheva.com, titulli.com, luginalajm.com, revista Prspektiva, Vizioni atraktiv, Horizonti, e media të tjera. Këto media, ashtu edhe rtvpresheva.com këti shteti janë të detyruar që për çdo muaj ti paguajnë tatim dhe kontribute andaj cila është logjika që mos të konkurohet në një konkurs që shpallet për mediat në gjuhën e pakicave dhe konkurset tjera? Mos më mirë do ishte që këto mjete në emër të mediave shqipe ti përvetësojn mediat në gjuhën serbe, siç edhe ndodh shumë shpesh.

Sipas kësaj logjike të APN-së gabim qenka edhe konkurimi i bujqëve në konkurset e Ministrisë së Bujqësisë, konkurimi i bizneseve shqiptare në konkurset e Ministrisë së ekonomisë, konkurimi i OJQ-ve në Ministrinë e kulturës, etj. Apo ishte gabim edhe kur APN lavdërohej kur fitonte ndonjë projekt nga ministritë përkatëse në kohën kur qeveriste me Preshevën

Në vend se edhe ky subjekt politik të reagon ndaj padrejtësive që i bëhen mediave të Luginës nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit, siç kishte reagur Këshilli Kombëtar Shqiptarë, ata tentojnë të dekurajojnë këto media.

Subjekti politik APN që prej kur vepron në Luginë prioritet të prioriteteve ka patur “luftën” me mediat. Tani që ky subjekt është në opozitë në Preshevë dhe Bujanoc, si çdo parti opozitare ka nevojë për vëmendje, andaj vëmendjen po mundohet ta merr duke sulmuar herë një medium e herë një tjetër. Rritja enorme e lexueshmërisë së rtvpresheva.com si duket është joshëse për konfrontim me ne. Deri më tani kemi qëndruar indiferent, por nëse duan përballje me fakte atëher do të përballemi, ata le të paraqesin gjithçka që kanë për të paraqitur rreth rtvpresheva,com e ne do të paraqesim faktet që posedojmë rreth qeverisjes pesë vjeçare të Alternativës, e lexuesit le të gjykojnë.

©MEDIA INDEX. Të gjitha të drejtat e rezervuara