Rrugët e Suharnës me vetiniciativë po rregullohen

Lajme Lugina

Shkruan: Refik Hasani

Rrugët e fshatit Suharnë të Bujanocit, që lidhen mbrenda fshatit,të gjitha këto rrugë jan rregulluar duke u zgjeruar dhe jan bërë funksionale.

Këto rrugë që jan filluar së ndërtuari në vitin e kaluar tani jan shtruar edhe me zhavorr dhe jan ngjeshur(rrastuar), duke rregulluar edhe me kanale të rrugës anësor dhe gypa përkatës.

Këto rrugë jan investim i Sevdail Hazirit, nga ky fshat, që tani është një afarist në Mërgim.

Ky është investim kapital.
Tani ka një interesim të shtuar edhe për investime tjera, në Suharën dhe Malësi të Bujanocit.

Ato pak familje që aktualisht jetojn në Suharnës shumë më lehtë e kan, pasi rruga për Zarbicë e qendrën Komunale të Bujanocit është më e afërt fal rrugës së rregulluar.

Pas, përfundimit të gjithë rrugëve, mbesim me shpres që do të ketë edhe kthim të ndonjë familje dhje investime tjera.

Sevdail Hazirit,tani më është një shembull se si mundë të investohet me vetëkontribut, që duhet të përkrahet dhe me investime të tilla do të duhej të ketë edhe në fshtra tjerë të Malësisë së Bujanocit.

Në mbështetje e motivim të investimit në rregullim të rrugëve që ndërlidhen me Suharën në vizitë e përkrahjeje ishte Opinionisti dhe veprimtari nga Malësia e Bujanocit Refik Hasani.

Suharën-Bujanoc, datë 4 korrik 2021