Ballina Lajme Rrjetet sociale nxjerrin bllof Berishën/ Tregon një demokrat duke grisur teserën e...

Rrjetet sociale nxjerrin bllof Berishën/ Tregon një demokrat duke grisur teserën e PD-së sikur ishte e PS-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë bllof në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një video ku jepen dy anëtarë të PS-së, që i përkasin zonës së Dibrës, të cilët grisin teserat e Partisë Socialiste, duke iu bashkuar Partisë Demokratike.

Por kjo nuk është hera e parë që Berisha publikon një ‘fake news’, pasi personi që ka grisur teserën Bashkim Murati, anëtar demokrat.

Murati madje ka dalë në foto me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Bashën.

Prortalet në pronësi të Berishës e kanë publikuar menjëherë lajmin e rremë, por personi në video i largohet PD-së dhe jo PS-së.

Videoja është bërë në vitin 2016, kur PD organizoi shfaqjen se 200 socialistë në Dibër iu bashkuan PD-së.

Por në fakt kjo nuk ka qenë e vërtetë, pasi Bashkim Murati nuk ka qenë asnjëherë anëtar i PS-së.

Nga verifikimet rezulton se Bashkim Murati është votues në qendrën nr. 1928/1 në Tiranë që përkon me njësinë bashkiake Nr. 8. Rrjedhimisht as nuk ka lidhje me votimet për zgjedhjet në Bashkinë Dibër. Më shumë se kaq, ai rezulton të ketë qenë për disa vite rresht doganier në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike.

Si shumë herë të tjera, edhe kësaj here ish kryeministri Berisha doli bllof në rrjetet sociale.



- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Luftoi me fraktura në këmbë ndaj Gaethje, Khabib tregon “provat”

Zbulohen detaje të reja të duelit të fundit të Khabib Nurmagomedov në UFC. Ndërsa ditët kalojnë, rritet miti i luftëtarit nga Dagestani,...

PDSH në Preshevë shpall zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet e Partisë

NJOFTIMKëshilli qendror i Partisë Demokratike Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur më 11.10.2020, ka sjell vendim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në...

Diaspora vazhdon ta mbajë gjall Kosovën, për tetë muaj solli mbi 606 milionë euro

Situata e me pandeminë COVID-19, bëri që diaspora të mos mund të vijë këtë vit në Kosovë, mirëpo pavarësisht kësaj, ata dërguan...

Nga sot Kosova ‘’vija të kuqe’’ edhe Gjermanisë – s’mund të vijnë nga këto shtete pa testin PCR

Shtetasit e Gjermanisë tani e tutje nuk do të mund të hyjnë në Kosovë pa e pasur një test PCR-negativ.Pas rritjes së...