Ballina Lajme Rritet pasuria e pasanikëve në botë, kush kryeson dhe i sati renditet...

Rritet pasuria e pasanikëve në botë, kush kryeson dhe i sati renditet Trump

Super pasanikët janë më të pasur se kurrë, pavarësisht krizës globale të shkaktuar nga koronavirusi.

Njeriu më i pasur në botë, është themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, i cili e ka shtuar pasurinë me 57%. Është kjo ajo që del në listën e pasanikëve të publikuara nga revista ‘Forbes’, nga ku rezulton se mesatarisht pasuria e pasanikëve, është rritur me 8%.

Bezos, qëndron në krye të klasifikimit për të tretin vit me radhë, duke numëruar një pasuri prej 179 miliardë dollarësh, shifër kjo e përditësuar më 24 korrik.

Në vendin e dytë, renditet themeluesi i Microsoft, Bill Gates, me 111 miliardë dollarë, i ndjekur nga themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, me 85 miliardë.

Ndërkohë sipas ‘Forbes’ mes 400 njerëzve më të pasur në botë, është edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili renditet i 339-ti, shkruan noa.al.

Por Trump ka shënuar një rënie të ndjeshme të ardhurash, pasi numëron 2.5 miliardë dollarë pasuri në total.

Në tetor të vitit 2016, një muaj para zgjedhjeve presidenciale Trump numëronte 3.7 miliardë dollarë, shumë e cila ka ardhur në rënie nga viti në vit.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Grenell viziton sot Prishtinën/ Në fokus marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell viziton sot Prishtinën. Ai është pjesë e delegacionit që që...

Shëndrit Jahiu: “Për shkak të parimeve, PVD hakmaret ndaj meje duke…”

Këshilltari komunal në komunën e Preshevës nga radhët e PVD-së në një shkrim në rrjetin social Facebook ka shkruar arsyen e tij pse...

Përfundon me sukses gara e peshkimit me tapë “Rahovica 2020”

Përfundon me sukses gara e peshkimit me tape ,,Rahovica 2020”.Më poshtë mund ta lexoni njoftimin nga organizatorët e kësaj gare e cila...

Lëvizja për Reforma fillon riformatimin – Paralajmëron për një standard të ri demokratik

Sonte në ambientet e zyrës së Lëvizjes për Reforma, u mbajt mbledhja Këshillit Inicues i Lëvizjes për Reforma.Në njoftimin e Lëvizjes për...