Ballina Lajme Bota Rritet në 81 numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi

Rritet në 81 numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi


Është rritur në 81 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti me fuqi prej 6,2 ballë që ndodhi më 15 janar në provincën Sulawesi Perëndimor të Indonezisë.



Në njoftimin e bërë nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive, është arritur deri tek kufoma e 8 personave, me ç’rast numri i të vdekurve në Mamuju është rritur 70, ndërsa në Majene 11, duke çuar gjithsej në 81 numrin e të vdekurve.
Në rajon, nga tërmeti janë dëmtuar afro 1.200 ndërtesa në mesin e të cilëve edhe publike, ndërsa vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.
Zyrtarët dje theksuan se nga tërmeti janë plagosur rëndë 253 persona të cilët vazhdojnë trajtimin në spitale dhe se po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.


Sipas tyre, afro 28 mijë persona janë evakuuar për shkak të tërmetit duke u vendosur në zona të sigurta në 25 pika të ndryshme.
Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) kishte njoftuar se tërmeti i 15 janarit i cili u raportua të jetë regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash dhe 6 kilometra në verilindje të qytetit Majene, është ndjerë edhe në qytetet Palu dhe Makasar.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

E rëndë/ Vdes minatori 49-vjeçar në Bulqizë, mbeti i bllokuar nëntokë (Emri)

Një minator ka ndërruar jetë sot në Bulqizë. Raportohet se ai u bllokua në thellësi të galerisë, duke mbetur në nëntokë.Viktima është...

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.Pas aksionit të sotëm...

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Pavarësia është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën...

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” Preshevë

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë. Komuna e Preshevës - Shtëpia e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë...