Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Bota Lajme

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njoftoi se komunikimi me helikopterin tip “Cougar”, i ngritur nga qyteti Bingol, u shkëput në orën 14.25 me orën lokale.
Bëhet e ditur se aktivitetet e kërkim-shpëtimit, si pasojë e rrëzimit të helikopterit për shkaqe atmosferike, treguan fillimisht se 9 ushtarë ranë dëshmorë dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur.
Ushtarët e plagosur u dërguan menjëherë për kurim në spital, ku 2 prej të plagosurve nuk arritën të mbijetojnë pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve. Kështu, numri i martirëve u rrit në 11.
Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar shkoi në rajon i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralarmate Yasar Guler dhe komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralarmate Umit Dundar, për të inspektuar rrëzimin e helikopterit.