Ronaldo kërkon largimin nga Juventusi, mësohet destinacioni i tij i ri

Lugina

A po i vjen fundi kohës së super-yliit portugez, Cristiano Ronaldo te Juventusi pas dy vitesh?

Ronaldo u transferua te kampioni i Serie A, Juventus nga Real Madridi në verën e vitit 2018, shkruan Zëri.info.

Por, raportohet se 35-vjeçari dëshiron të largohet nga Torino.

Ronaldo dëshiron ta lë Juventusin pas interesimit nga Paris Saint-Germain dhe Manchester United, raporton ‘Diario GOL’.

Mediumi në fjalë pohon se Ronaldo ka ofertë nga kampioni i Ligës 1, që e dëshiron pesë-herë fituesin e ‘Topit të Artë’ si partner me Kylian Mbappe.

Ronaldo ka marrë ofertë edhe nga ish-klubi i tij, Manchester Unitedi.