Rikuperohet Pique, i gatshëm për “El Clasico”

Sport

Lajme të reja për Ronald Koeman.
Gerard Pique, i cili u lëndua në fillim të këtij muaji kundër Sevilla, është afër për t’u rikuperuar, shkruan Marca, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi qendror katalanas ishte në gjendje të përfundonte një pjesë të stërvitjes të kësaj të mërkure, gjë që tregon qartë se ai po evoluon pozitivisht nga ndrydhja e ligamentit që pësoi disa javë më parë.



Nëse gjithçka vazhdon siç është planifikuar, Koeman mund të llogarisë tek ai për ‘El Classicon’ më 10 Prill, në Di Stefano.
/GazetaBlic Sport