Ballina Lajme Shqipëri Reshjet intensive, IGJEUM: Zonat më të rrezikuara për përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Reshjet intensive, IGJEUM: Zonat më të rrezikuara për përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, që nga dita e sotme e deri më 26 Janar priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.



Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve, por parashikohen me rrezik më të ulët nga përmbytjet.
Sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Gjirokastër, por lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare, por lokalisht intensive në Kukës, Lezhë, Berat, Korçë dhe Vlorë. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata.
Në veri dhe verilindje të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 500 metrambi nivelin e detit.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 13 °C, në vendet e ulëta: 6 / 14 °C, në vendet malore: 0 / 7 °C.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ojq “Vizioni” dhuroi uniformat për Sh.M. “Sezai Surroi” Bujanoc

Sot në shkollën e mesme " Sezai Surroi " dhuruam uniformat për nxënësit e drejtimit të mjeksisë.Bashkarisht me kryetarin e KKSH z.Ragmi...

Të gjithë e shijojmë dhe na pëlqen aroma, por me siguri nuk i dinit këto 6 ‘sekrete’ të kafes turke

Të gjithëve na ndodh që dita jonë të nisë me konsumimin e një kafeje në mëngjes, kjo ndoshta na hap sytë dhe...

Ditë zie për Flori Mumajesin

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur...

Akademia e Shkencave të Shqipërisë vjen me tri vepra madhore albanologjike

Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes...