Rekord infektimesh në Kosovë, autoritetet paralajmërojnë përshkallëzim të situatës

Kosova

Prej disa ditës Kosova po përballet me një numër të rritur të rasteve pozitive. Gjatë ditës së fundit janë regjistruar 730 infektime të reja ndërsa ka pasur dhe 6 raste fatale.
Kjo është shifra më e lartë e rasteve pozitive për këtë vit ndërsa pritet që numrat të rriten akoma në ditët e ardhshme.
Sipas institucioneve shëndetësore, numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Ndaj për këtë arsye u bëhet thirrje qytetarëve që të zbatojnë të gjitha masat për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Që prej fillimit të pandemisë, Kosova numëron 1688 viktima ndërsa rastet pozitive i kanë kaluar 76 persona të prekur.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 512 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.892 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.530. /Euronews.al