Regjistrohen dridhje tërmeti në territorin e Maqedonisë së Veriut

Lajme Maqedonia

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar tre tërmete në territorin e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Instituti Sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyrorë në Shkup, transmeton Alsat. Epiqendra e dridhjeve të tërmetit ka qenë 65 kilometra në jugperëndim të Shkupit, afër Mavrovës. Dy dridhjet e para ishin me fuqi prej 3.2 shkallëve sipas Rihterit, ndërsa e treta kishte një intensitet prej 2.4 shkallëve sipas Rihterit.