Regjisori Kastriot Saqipi një ‘ambasador’ ndryshe në Londër

Lugina

Në Festivalin e Filmit “Lift-Off Global Network” në Londër, festival ky për film dokumentar dhe dramë, filmi dokumentar i Kastriot Saqipit “Skenari i nënës”, në një konkurencë prej 42 filmash nga e gjithë bota, mori vendin e parë.

Në letrën zyrtare që ky festival ia ka dërguar regjisorit shkruan: “Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se filmi fitues është: “The Mother’s Screenplay” , regjia: Kastriot Saqipi (i cili është i ftuar në ngjarjen Fitueseve te Sesioneve te Filmave në Pinewood Studios, ku fituesit e çdo muaji do të shfaqin në ekran trailer-at e tyre, qasje ne punëtori të industrisë, këshilla praktike, si dhe anëtarësim profesional falas për “Lift-Off”).

Por, edhe kur fiton, njeriu bie në hall: si të shkojë të marrë çmimin?! Atij i duhen para dhe vizë, që të na përfaqësojë më denjësisht. Është mirë që Ministria e Kulturës, t’ia bëjë një zgjidhje, në mënyrë që Kaqa ta ndiejë nga afër këtë trofe.