Ballina Lajme Shqipëri Reforma Zgjedhore bllokon Shqipërinë/ Merkel: Nuk ka negociata

Reforma Zgjedhore bllokon Shqipërinë/ Merkel: Nuk ka negociata

Nuk do të ketë një vendim për nisjen zyrtare të procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda vitit 2020.
Në mbledhjen e këshillit të ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian u vendos që ndryshe nga mënyra se si është vepruar më herët, këtë vit nuk do të ketë një vendimmarrje në muajin dhjetor. Vendimi për të nisur këtë proces që i paraprin hapjes me radhë të kapitujve negociues është shtyrë për në muajt e parë të vitit të ardhshëm.



N ë mbledhjen e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian nuk pritet që të ketë një vendim pozitiv as për kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nëse për fqinjët tanë lindorë pengesë është bërë vetoja e Bullgarisë, për Shqipërinë kërkohet me çdo kusht plotësimi i dy kushteve: vënia në funksion e Gjykatës Kushtetuese dhe paketa antishpifje.



“Këshilli pret me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe – nëse plotësohen kushtet e vëna në përfundimet e Këshillit të marsit 2020 – me Shqipërinë, sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kuadrit negociues nga Këshilli”, thuhet mes të tjerash në draftraport.



Duke njohur përparimin e bërë në disa pika të Reformës në Drejtësi draftraporti shtron nevojën për dialog politik, i cili konsiderohet një faktor tejet i rëndësishëm.
“Këshilli nënvizon se dialogu politik në vend ka nevojë të forcohet më tej, veçanërisht në Reformën Zgjedhore dhe zbatimin e saj. Transparenca e financimit të partive politike gjithashtu duhet të sigurohet”, thuhet në draft.
Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë këtu zbatimin e Reformës gjithëpërfshirëse të Drejtësisë, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar, ku u finalizua krijimi i strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruhet ndër të tjera në draft-raport.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtarë dhe kandidate të BE-së është shprehur skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë qysh këtë vit, shkroi “Deutsche Welle”. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut qysh këtë vit. Ajo tha se shpreson që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre.
“Në rastin e Shqipërisë, çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha Kancelarja në një takim virtual me komisionet e parlamenteve të vendeve anëtarë të BE-së.
Vjeshtën e shkuar, kur Shqipëria shkoi për herë të 4-ërt radhazi për të kërkuar hapjen e procesit në negociatave, nga Brukseli zyrtar u vendos që drita jeshile të hapet menjëherë pasi vendi të ketë përmbushur disa kushte.
Ishin 15 kushte, që fillimisht u vendosën nga Bundestagu gjerman dhe që më pas u votuan edhe në Bashkimi Europian, si rruga përmes së cilës do duhet të kalojë integrimi i Shqipërisë deri në hapjen e kapitujve negociues për anëtarësim me të drejta të plota në Union.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ende asnjë ankesë në PZAP nga partitë politike për moscertifikimin e listave zgjedhore

Zhvillimet e ditës së djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë qenë mjaft dramatike dhe të tensionuara e në fund disa parti...

FOTO/ Protesta në Rusi kundër arrestimit të liderit opozitar, dhjetëra të arrestuar. Gazetari: Policia ndaloi dhe një 12-vjeçar

Protesta të mëdha janë zhvilluar këtë të shtunë në të gjithë Rusinë kundër Kremlinit, në mbështetje të opozitarit dhe kritikut më të...

Gjendet i mbytur në liqen 23-vjeçari, ja çfarë po dyshon Policia

Një 23-vjeçar është gjetur sot i mbytur në liqenin e Ulëzës. Policia ka bërë me dije me anë të një njoftimi se...

Është analisti më i njohur kosovar, a mund t’ia qëlloni për kë bëhet fjalë?

Sot është ndër analistët më të njohur në vend.Është prezent thuajse çdo natë në një nga televizionet me analizat e tij për...