Ballina Lajme Kosova Reagon ashpër zyrtari i Nismës: Gënjeshtrat, mashtrimet dhe manipulimet për zonën ekonomike...

Reagon ashpër zyrtari i Nismës: Gënjeshtrat, mashtrimet dhe manipulimet për zonën ekonomike në Malishevë nuk po ndalen

Zyrtari i Nismës në Malishevë, dhe ish-zëvendësministri, Vesel Krasniqi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, lidhur me disa raportime rreth zonës ekonominë në Malishevë.

Krasniqi thotë se KTV tashmë është bërë zyrë propaganduese e VV-së.

Mes tjerash, ai thekson se vendimi për anulimin e këtij projekti është një turp për qeverinë aktuale.

Ja shkrimi i tij:

Gënjeshtrat, mashtrimet dhe manipulimet për zonën ekonomike në Malishevë nuk po ndalen!

Genjeshtër, mashtrim dhe shpifje ishte sonte kronika e KTV-së, për parkun në Malishevë. Tanimë KTV është bërë zyrë propaganduese e e VV-së, dhe këtë e pamë mbrëmë në intervistë me kryeministrin e shkarkuar.

Së pari, vlerësimin e shpronësimeve e bën Agjencia e specializuar pranë Ministrisë së Financave. E dyta gënjeshtër e madhe është të shifrat e vlerës.

Shpronësimi i fundit në atë rajon para tri viteve ka shkuar 800 deri 1000 euro për ari. Ndërsa gjykatat në tri shkallë kanë vendosur për të njëjtin deri në 1800 euro. Kjo është e vërteta.

Ndërsa shpronësimi për park të Malishevës në të njëjtin vend është vlerësuar 700 euro që do të thotë është shumë më lirë së në rastet e kaluara për të njëjtën tokë.

Nesëer do t’i bëj publike edhe vendimet e Gjykatës së shkallës së parë dhe të Apelit edhe cmimin e tokës në atë vend.

Kjo është e vërteta për tokën e destinuar për parkun e Biznesit në Malishevë.
Turp atyrë që kanë anulu këtë vendim të qeverisë së kaluar dhe turp për gënjështren, mashtrimin dhe manipulimin që po tënton të bëjë KTV-ja, e shtyer dhe nën presionin e VV-së.

TURP!

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...