Ballina Lajme Lugina Reagim i ashpër i futbollit kosovar: Albin Kurti i ka +10 vota...

Reagim i ashpër i futbollit kosovar: Albin Kurti i ka +10 vota në familjen time

50 ditët e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës dhe të Qeverisë së tij, dje kanë marrë fund me mocionin e inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të votuar nga të gjitha grupet parlamentare përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

Rrëzimi i Qeverisë “Kurti” u bë me 82 vota për, 32 kundër dhe me 1 abstenim. Në sallë ishin 117 deputetë.

Këtë mocion që e nisi LDK-ja si partnere e koalicionit, nuk e mbështetën kryetarja e Kuvendit dhe dy deputetët e saj, Haxhi Avdyli e Ardian Shala. 

Në seancë pati shumë akuza mes deputetëve kryesisht të LVV-së e LDK-së. Ndër të tjera, LVV-ja e akuzoi LDK-në se e ka tradhëtuar në rrugën e saj drejtë luftimit të krimit dhe këtë e ka bërë në bashkëpunim me presidnetin Thaçi. 

Në lidhje me këtë seancë, e cila e la Kosovën pa një qeveri në këtë periudhë të vështirë me pandeminë COVID-19, ka reaguar ashpër futbollisti i mirënjohur kosovar, Dren Gashi.

Ylli i Ferizajt përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ i ka dhënë mbështetje kryeministrit në largim, Albin Kurti.

“Qiky Mr.Beani qe pi thojn +10 i ka n’familjen tem. Shnet paqi te gjithe deri tek dita e zgjedhjeve”, ka shkruar Gashi.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Albin Kurti nis fushatën në Tiranë: Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim!

Albin Kurti nis fushatën në Tiranë: Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim!Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti nga Tirana dha mesazhin e...

Rreziku i riinfektimit? Epidemiologu: Është shumë i vogël. Ata që kanë kaluar COVID mund të marrin vetëm një dozë të vaksinës

Rreziku i riinfektimit është shumë i vogël. Këtë konfirmoi në studion e Dita Jonë në A2 CNN mjeku Ilir Alimehmeti, bazuar në...

Behgjet Pacolli ia siguron “parkingun” aeroplanit të tij në Aeroportin e Prishtinës

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, është bërë me hangar personal për aeroplanin e tij privat. Lajmin e ka bërë...

Freedom House: Shqipëria, Kosova pjesërisht të lira

Organizata Freedom House arriti në përfundimin se në vitin 2020 aktorët autoritarë u bënë më të guximshëm, ndërsa demokracitë më të mëdha...