Rama përplaset me komentuesit: A kuptoni shqip?! Dozat nuk janë domate, as qepë

Lajme Shqipëri


Vaksinimi i VIP-ave/ Rama përplaset me komentuesit: A kuptoni shqip?! Dozat nuk janë domate, as qepë
Ditën e djeshme në Shqipëri nisi vaksinimi disa personaliteteve mbi 80-vjeç.

Kryeministri Edi Rama postoi disa foto me disa nga figurat e njohura të artit dhe politikës që morën dozën e parë, por shumë prej ndjekëve iu kundërvunë për diferencimin. Ironia këtë herë nuk ka munguar nga të dy kampet, me qytetarët që e pyesin “prindërit tanë do vaksinohen kur të bëhen të famshëm?”.

Dhe kryeministri që iu përgjigjet “Ironi medemek eee?! Nejse, te famshem aty jane 20 veta dhe te tjeret jane njerez te zakonshem qe do vazhdojne perdite apo ti mendon qe te famshmit duheshin lene ne fund, meqe kane kontribute te vecanta per vendin!”.

“Të gjithë janë njësoj, jetën e duan të gjithë”, i thotë një tjetër qytetar, kreut të qeverisë, që reagon i irrituar “A kuptoni shqip disa nga ju apo jo, po lexo pra lexo, se po te mos ishin te gjithe njelloj se kishim filluar nga shtepite e pleqve te vetmuar dhe po e vazhdojme pikerisht me plus 80 vjecaret, ndersa ju beni llafe per 20 vete te cileve ne fakt vetem duhet t’u peruleni me respekt, e jo t’i pergojoni per turp te dheut! Nuk ka lidhje me pagesat o lum miku, po s’ka doza ne treg se s’jane domate as qepe” thotë Rama.