Rama merr dozën e dytë të vaksinës: Brenda shkurti mbërrijnë mbi 40 mijë doza

Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer kundër Koronavirusit.

Injektimin Rama e ka marrë nga dozat e mbërritura mbrëmjen e djeshme në Shqipëri nga kompania Pfizer.
Gjatë mbrëmjes së djeshme kanë mbërritur 1170 doza vaksinë të Pfizer, por që në javët e ardhshme do të mbërrijë e gjithë ngarkesa prej 41 mijë dozash siç ishte rënë dakord më parë.
Edi Rama, u vaksinua së bashku me një grup mjekësh si Najada Çomo, Mira Rakacolli dhe Tritan Kalo.
Me rastin e mbërritjes së vaksinave nga Pfizer, Rama deklaroi dje nga Rinasit, se shpresat nuk janë vetëm tek kontrata e lidhur me Pfizer për të marrë 500 mijë vaksina por edhe tek kompanitë e tjera, ku më afër një marrëveshje është me kompaninë.