Ragmi Mustafa kryetar i PDSH dhe zv.Kryetar i Komunës/ Mesazh urimi me rastin e festës së Fitër Bajramit

Lajme Lugina

Të nderuar besimtarë, më lejoni që fillimisht në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, me rastin e përfundimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit t`ju uroj që Zoti i Lartësuar t`ua pranojë agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar dhe gjithashtu t`ju shpërblejë me të mirat e Tij juve dhe familjeve tuaja.
Festa Fitër -Bajramit është dita të cilën e përjetojmë me mëshirën dhe dëshirën e Zotit, është dita e sakrificës dhe e mirësisë, është edhe një rast që ti falënderohemi Zotit të Lartësuar . Uroj që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Le të na shërbejë kjo ditë për çlirimin e shpirtit dhe të mendjes nga vështirësitë, pengesat e jetës së përditshme dhe padrejtësitë njerëzore.
Uroj dhe angazhohemi që të gjithë së bashku të lutemi dhe të punojmë për zhvillimin dhe ngritjen e mirëqenies të qytetarëve tanë!
Me respekt,
Kryetari i PDSH-së
Dr.sc Ragmi Mustafa