Ballina Lajme Ragmi Mustafa: Cakaj u manipulua dhe u mashtrua nga kryetari i Preshevës

Ragmi Mustafa: Cakaj u manipulua dhe u mashtrua nga kryetari i Preshevës

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ragmi Mustafa, ka thënë se ata nuk janë duke marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë që do të mbahen më 21 qershor.

“Partia Demokratike Shqiptare është ndër partitë e para që është formuar në sistemin plural shumë partiak në ish-jugosllavi”.

“Në referendumin e 2 marsit në vitit 1992 dy vite pas themelimit të partive shqiptare në Luginë të Preshevës organizohet ky referendum ku 99 përqind e shqiptarëve dolën për dy ditë me radhë dhe thanë se jemi për autonomi politike territoriale me të drejtë ribashkimi me Kosovën. Në këtë fushë, shqiptarët akoma më shumë e kultivojnë këtë, në  këtë rast  jo edhe pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare, përderisa shqiptarët kanë thënë diçka tjetër pse në këtë kohë të riorientohen drejt Beogradit zyrtar”.

“PDSH nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Ajo që është më e keqja se edhe vet partitë politike nënshkruese që janë 3 apo 4 më të voglat në Luginën e Preshëvës janë duke sabotuar, duke ftuar elektoratin e tyre që të mos dalin të votojnë”.

“Këta kanë mashtruar ministrin Cakaj në qeverinë shqiptare që në muajin nëntor dhe dhjetor që kemi pasë dy takime radhazi me ambasadorin e Kosovës Nait Hasani. Por në këtë fushë ai nuk ka qenë i vetëdijshëm se kjo situatë do të ndodh me subjektet politike në këtë fushë gara është e zbehtë, nuk ka asnjë tubim as me 10 vet as me 100”.

“Vetëm një tubim nga Partia për Veprim Demokratik ka pas në Kuvendin Komunal të Preshevës”.

Mustafa ka thënë se Cakaj është mashtruar dhe manipuluar nga kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Në vitin 2018 ne të gjitha partitë në Luginën e Preshevës kemi mbajtur zgjedhejt e këshillit kombëtar shqiptar, nuk kemi arritur t’i nxjerrim më shumë se 14 mijë votues”.

“Po ashtu në këto zgjedhje nuk ka asnjë ditë fushatë si mund të nxirren 3 apo 4 deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë”.

“Kushtimisht them se Z. Cakaj thelbësisht dhe skajshmërisht  është i mashtruar dhe i manipuluar nga kryetari i komunës së Preshevës, i cili di të luaj këto lojëra në mënyrën më të mirë të shkëlqyeshme. Për këtë ai është i prirë, ai është një supermashtrues”.

“Në këtë fushë një autoritet aq i lart i qeverisë shqiptare të vjen për tre ditë dhe në ketë fushë të mos dalin votojnë shqiptarët, në këtë fushë, dhe të mos ketë tubime dhe të mos dilet të pritet një përfaqëuses i Qeverisë shqiptare siç është pritur dikur Rama”.

“Cakaj në Preshevë është takuar vetëm me partitë që janë pjesë e listës kandiduese, por jo edhe me opoziten kjo nuk është edhe shume shqetëusuese. Rruga jonë janë Prishtina dhe Tirana”,

“Zgjidhjen për shqiptaët e Preshevës duhet ta gjejë Prishtina dhe Tirana”, tha Mustafa.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

K.F. Lugina me vuajtje merr 3 pikë të rëndësishme

Java e 3-të e Ligës së Rrethit të PçinjesK.F.Lugina 2-1 ĆelikGolashenues:Kamber Kamberi 1x ...

Çfarë Ndodh Me Mëlçinë Nëse Pini Dy Filxhanë Kafe Në Ditë

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin.Kafeja është një nga...

Pse kolliteshin malësorët, kur ecnin natën vetëm?

Studiuesit*, sidomos ata të angazhuar me përparësi në analizat krahasimore ndërmjet sistemeve kulturore, kanë vërejtur se në shumë kultura e kollitura e...

“Klubi i leximit” një projekt i suksesshëm i Zyrës për të rinj

Pas përfundimit të projektit LetsColorPresheva dhe Shkollës Verore, Zyra për të rinj ka filluar me Klubin e Leximit. Sipas koordinatorit Altin Boriçi...