Një aksident me të lënduar ka ndodhur para pak minutash në një kryqëzim rruge në Vushtrri.
Mësohet se ka të lënduar pasi goditja ishte e fortë, shkruan “Jepi zë”.
E aksidenti ka ndodhur në pjesën e renovuar të rrugës në Vushtrri, e cila diku është lëshuar e diku jo.
Shumë vozitës janë ankuar se po hutohen nga pështjellkmi në këtë pjesë.
Ndryshe, kjo pjesë e rrugës është përuruar që moti nga kryetari Xhafer Tahiri, madje ka marrë edhe merita për këtë gjë, ndërkohë që mospërfundimi i punëve finale po vazhdon të shkaktojë aksidente.

