Ballina Lajme Kosova Qytetarët i paguajnë vet biletat për kthim në Kosovë, ankohen për çmime...

Qytetarët i paguajnë vet biletat për kthim në Kosovë, ankohen për çmime të larta

Qindra shtetas të Republikës së Kosovës janë kthyer tashmë në vendlindje, dhe disa qindra të tjerë do të kthehen gjatë ditëve në vijim, pasi në pamundësi për të lëvizur, ngecën nëpër aeroporte ndërkombëtare apo vendet ku ndodheshin për vizitë, punë, trajnime apo shkollim.

E gjithë kjo ndodhi, pasi qeveritë e shumicës së shteteve evropiane të Evropës dhe më gjerë, përfshirë edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, ndaluan fluturimet ndërkombëtare, mbyllën kufijtë shtetëror dhe morën masa të tjera për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19 dhe mbrojtjen prej tij.

Mirëpo, disa prej qytetarëve të kthyer në Prishtinë nga vendet e huaja janë ankuar për çmimin e lartë të biletave. Në kushte anonimiteti, thonë se biletat që i posedonin edhe kthyese nuk iu kanë vlejtur duke u detyruar t’i blejnë të tjera me çmime shumë të larta, madje deri në 750 franga për kthim nga Zvicra.

Shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, Alban Zogaj, tha se qeveria nuk merr përsipër pagesën e biletave dhe se ato deri më tani janë paguar nga qytetarët.

“Jo, biletat deri tash në të gjitha fluturimet që i kemi organizuar i kanë paguar vet qytetarët”, deklaroi Zogaj në pyetjen nëse qeveria po ndihmon qytetarët me blerjen e biletave.

Ai shtoi se nuk kanë pasur probleme të tilla në katër fluturimet e para që i kanë organizuar ose të paktën nuk është ankuar askush. Megjithatë, theksoi se po bëjnë që të jetë sa më e volitshme për qytetarët, shtoi se kompanitë i bëjnë kalkulimet vet pasi kthehen me aeroplanë të zbrazur nga Prishtina.

“Ky është tjetër aspekt. Është aspekti komercial, pasi duhet me pas parasysh që janë edhe fluturime vetëm njëdrejtimëshe mandej aeroplani kthehet mbrapa i zbrazur, janë duke i kalkuluar të gjitha këto çështje. Na po mundohemi që me qenë sa më e volitshme që është e mundur për qytetarët e Kosovës. Në katër fluturimet e para nuk kemi pasur probleme të tilla, se i kemi organizuar katër fluturime, një fluturim nga Stambolli, një fluturim nga Gjermania, një nga Zvicra dhe një që ka ardhur nga Londra por ka qenë fluturim privat. Kështu që deri tash, organizimi ka qenë me të vërtetë i mirë”, deklaroi ai.

Ndryshe, së fundmi janë regjistruar edhe rreth 1600 qytetarë që kanë shprehur interesim për t’u kthyer në Kosovë pasi aktualisht gjenden në vende të ndryshme të botës.

Për kthim në Kosovë u regjistruan: në Zvicër – 481 veta; në Gjermani – 420 veta; në Turqi – 259 veta; Suedi/Finlandë – 116 veta; Belgjikë – 84 veta; Mbretëri e Bashkuar – 61; Shtetet e Bashkuara të Amerikës – po ashtu 61 veta; Slloveni – 58 veta, Francë – 46 veta, dhe dhjetëra shtetas që ndodheshin në disa shtete të tjera.

Për këtë çështje, Zogaj tha se nuk do të kthehen njëherësh dhe shpejtë, pasi do të koordinohen edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për shkak se kushdo që aktualisht hyn në Kosovë, detyrohet që 14 ditë të qëndrojë i mbyllur në karantinën e caktuar nga institucionet përkatëse.

“Edhe këto pritjet që janë faktikisht janë 1600 të regjistruar, por kjo nuk do të thotë që 1600 do të kthehen shumë shpejtë, ata janë regjistruar për kthim. Faktikisht këto fluturime po organizohen në koordinim trepalësh. Ministria e Punëve të Jashtme me ambasadat, Ministria e Shëndetësisë, dhe ministria jonë e Infrastrukturës dhe Ambientit, kështu që Ministria e Shëndetësisë jep lejen dhe dritën e gjelbër në bazë të hapësirës që ekziston në qendër të karantinës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasadat i organizon listat, ndërsa ne pastaj i organizojmë lejen e veçantë për transport dhe transportin deri në karantinë”, tha Zogaj.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

E rëndë/ Vdes minatori 49-vjeçar në Bulqizë, mbeti i bllokuar nëntokë (Emri)

Një minator ka ndërruar jetë sot në Bulqizë. Raportohet se ai u bllokua në thellësi të galerisë, duke mbetur në nëntokë.Viktima është...

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.Pas aksionit të sotëm...

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Pavarësia është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën...

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” Preshevë

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë. Komuna e Preshevës - Shtëpia e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë...