Qumësht me mjaltë çdo mëngjes dhe ja përfitimet që do të merrni ju dhe fëmijët

Shëndetësia

Qumështi është një nag burimet më të mira të kalciumit, ndërsa mjalti një nga mrekullitë e natyrës. Kombinimi i tyre do t’ju japë këto përfitime shëndetësore nëse e konsumoni çdo mëngjes esëll:
Veti antibakteriale, anfifungale dhe antioksidante: ju ndihmon të parandalojë infeksionet dhe bakteret e këqija në trup.
Përmirëson shëndetin e lëkurës: përveç se mund ta pini çdo mëngjes qumështin me mjaltë, mund ta përdorni edhe si maskë për fytyrën. Me anë të pambukëve mund ta vendosni në zonat më problematike të lëkurës.
Përmirëson tretjen: Një gotë qumësht i ngrohtë me 2 lugë mjaltë do të ndihmojnë tek kapsllëku, fryrja dhe sëmundjet e zorrëve.
Parandalon sëmundjet respiratore: Qumështi i ngrohtë është ilaç i shkëlqyeshëm për ftohjen dhe kollin, sikurse edhe mjalti. Nëse i bashkojmë veçoritë e tyre, do të fitojmë ilaç të shkëlqyeshëm.

Ngadalëson plakjen:Hulumtimet kanë treguar që qumështi dhe mjalti veprojnë në tërë trupin, dhe jo vetëm në lëkurë. shëndeti.com.al/ HEALTH