Ballina Lajme Kosova Qeveria lejon organizimin e tubimeve dhe hapjen e pishinave

Qeveria lejon organizimin e tubimeve dhe hapjen e pishinave

Përkundër rritjeve të rasteve me COVID-19, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbrëmjes ka marrë vendim që të rihap transportin ajror, pishinat dhe tubimet publike. Por ekzekutivi tha se nëse nuk mund të mbikëqyren gjatë javës në vazhdim, dhe ka situatë të re epidemiologjike në Kosovë, rekomandimi është kthimi i masave rigoroze.

Gjatë kësaj mbledhjeje, edhe ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Vesel Krasniqi tha se prej 1 korrikut do të hapen edhe pishinat.

“Ashtu siç kemi biseduar, ne i kemi marrë rekomandimet nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë, besoj se do ta kemi edhe një takim, por nga data 01.07.2020 do të fillojnë të punojnë në bazë të udhëzimeve që do t’i japim edhe gastronomia edhe pishinat”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti tha se këto vendime janë në kuadër të hapjes së ekonomisë, por në vazhdimësi duhet marrë parasysh edhe shëndeti i njerëzve.

“Ne do të punojmë për hapjen e ekonomisë por duke pasur parasysh shëndetin e njerëzve”, tha Hoti.

Artikulli paraprakHoti anulon udhëtimin për në Washington
Artikulli tjetër1
- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Deputetja e PDK- së Ganimete Musliu ia tregon “vendin” Sali Berishës

E di qe në këtë kohë kur po përballemi me dy goditje të rënda siç janë; pandemia në njëren anë dhe gjykata...

Vendimi për mbylljen e xhamive nuk vlenë për xhamitë e Preshevës,ibrahim ef.Ahmeti

Eselamu Alejkum Të dashur vllezër dhe motra, pas qarkullimit të një lajmi nëpër disa portale dhe pas pyetjeve tuaja...

Trump: 99% e rasteve me koronavirus janë plotësisht të padëmshme

Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën pa pasur prova konkrete se 99% e rasteve të koronavirusit “janë krejtësisht të padëmshëm” gjatë...

E padëgjuar në Shkup, grabiten rreth 1 milion euro në një shtëpi

HomeKryesoret E padëgjuar në Shkup, grabiten rreth 1 milion euro në një shtëpi