Qeveria e Britanisë së madhe ka kërkuar nga kompanitë e mediave sociale që të fshijnë postimet të cilat mbajnë dezinformata për COVID-19.

Bota


Qeveria e Britanisë së madhe ka kërkuar nga kompanitë e mediave sociale që të fshijnë postimet të cilat mbajnë dezinformata për COVID-19.



Kjo për arsyes që ka persona që po ndikohen nga to dhe nuk po vaksinohen kundër këtij virusi.
“Mesazhi im për të gjithë, qoftë Twitter apo Facebook, është se ju duhet të jeni të përgjegjshëm dhe të kryeni pjesën tuaj për të hequr postimet me dezinformata sapo t’i identifikoni ato”, tha para deputetëve britanikë, Nadhim Zahawi.
Qeveria britanike në muajin mars të vitit të kaluar ka themeluar një njësi për luftimin e dezinformatave lidhur me pandeminë dhe që atëherë ka thënë se ka monitoruar platformat sociale dhe u ka kërkuar atyre që të fshijnë mesazhet që përhapin dezinformata.
Ekzekutivi në Britani thotë se është i shqetësuar lidhur me numrin e pjesëtarëve të komunitetit afrikan dhe aziatik, të cilët po refuzojnë që të bëhen pjesë e fushatës së vaksinimit, pjesërisht për shkak se nuk kanë besim në vaksina.
Vdekshmëria nga virusi në këto dy komuniteti është dyfish më i lartë sesa i komuniteteve të tjera, kishte deklaruar të hënën kryeministri britanik, Boris Johnson.
Në dhjetor të vitit 2020, Britania u bë shteti i parë në kontinetin evropian që nisi fushatën e saj të vaksinimit kundër koronavirusit.