Qendra Solidaritetit Dhe Avancimit i bashkangjitet aksionit të shoqatës Albabel

Lugina

K O M U N I K A T Ë

Duke parë gjendjen aktuale të krijuar si pasojë e përhapjes së pandemisë së virusit korona dhe duke e ditur gjendjen e krijuar për shumë bashkatdhetarë tanë në Belgjikë, të cilët ende nuk e kanë të rregulluar statusin e tyre, e të cilët janë në kushte të vështira, si pasojë e ngeljes pa punë dhe pa të ardhura, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit i bashkangjitet aksionit të nisur nga shoqata “Albabel” në krye me z. Amet Gjanaj
Kjo nismë, synon shtrirjen e dorës së solidaritetit për familjet me kushte të vështira në këtë kohë, në mënyrë që të gjithë së bashku të kalojmë sa më lehtë këtë situatë.
I bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, e sidomos donatorëve tanë në Belgjikë që kontributet e tyre t’i drejtojnë në xhirollogarinë e shoqatës “Albabel” BE96 0015 2022 3305 me të cilën shoqatë, QSA do të bashkëpunojë për të realizuar sa më mirë të jetë e mundshme këtë nismë humanitare.

BASHKË MUND T’IA DALIM!