Publikohet lista e Maqedonisë, 6 shqiptarë do luajnë në Europian

Maqedonia Sport

Maqedonia e Veriut shënoi një arritje historike në futboll, pasi për herë të parë në histori do të garojë në fazën finale të Kampionatit Europian, i cili starton më 11 qershor në Romë me sfidën mes Italisë e Turqisë.
Trajneri Igor Angelovski ka publikuar sot edhe listën me 26 futbollistët që do të marrë me vete në grumbullimin zyrtar, teksa bie në sy prezenca e plot 6 futbollistëve me origjinë shqiptare, të cilët do të çojnë një copëz Shqipëri në Europian.
Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe fantaziati i Partizanit Ferhan Hasani janë shqiptarët e përzgjedhur nga Angelovksi për të përfaqësuar ngjyrat e Maqedonisë së Veriut në Euro 2020.
Ja lista e plotë e Maqedonisë së Veriut:
Portierë: Stole Dimitrovski, Damjan Shishkovski dhe Riste Jankov.
Mbrojtje: Stefan Ristovski, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Kire Ristevski, Gjoko Zajkov, Darko Vellkovski dhe Ezgjan Alioski.
Mesfusha: Arian Ademi, Enis Bardhi, Stefan Spirovski, Boban Nikollov, Tihomir Kostadinov, Ferhan Hasani, Elif Elmas, Daniell Avramovski, Darko Çurlinov dhe Marjan Radeski.
Sulm: Goran Pandev, Aleksandar Trajkovski, Ivan Triçkovski, Vllatko Stojanovski, Kërste Vellkovski dhe Millan Ristevski.