Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Uncategorized

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,80 % në raport me vendimin e datës 29.03.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin për ndryshimin e vendimit të përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 29.03.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) dhe i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të njëjtin nivel në përputhje me vendimin e datës 29.3.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,353 den/kg dhe do të jetë 34,779 den/kg.

Nga data 5.4.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 67,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 69,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 55,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 44,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 34,779 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje te benzina për 2,193 %, te nafta ka ulje për 0,061%, te vaji ekstra i lehtë gjithashtu ka ulje për 0,112 %, ndërsa te mazuti ka rritje për 0,402%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,823%.