Ballina Sport PSG “turbullon” mendjen e Ramosit, i ofron pagë “faraonike”

PSG “turbullon” mendjen e Ramosit, i ofron pagë “faraonike”

Në planet e Paris Saint Germain nuk është vetëm Lionel Messi. Presidenti Al-Khelaifi po punon gjithashtu për një tjetër objektiv të madh: Sergio Ramosin. Real Madrid nuk ishte në gjendje të arrinte marrëveshjen e rinovimit me mbrojtësin qendror, i cili më 30 qershor del lojtar i lirë. Më parë, problemi lidhej ekskluzivisht me paratë. Oferta e klubit merengues nuk i afrohej kërkesës së mbrojtësit. Vendimi i palëve për të mos vijuar negociatat, ka gjeneruar të tjera përplasje.
Mes Sergio Ramosit dhe Presidentit Florentino Perez ka tension. Numri 1 i klubit e e qorton 34-vjeçarin se nuk po e kupton momentin serioz të vështirësisë të shkaktuar nga pandemia.
Një krizë marrëdhëniesh që lejoi Paris Saint Germain të hynte në negociata dhe të fitonte një vend në rreshtin e parë: sipas informacionit të mbledhur nga “Radio Onda Cero”, klubi francez i ka paraqitur një propozim “faraonik” prej 15 milionë euro neto në sezon deri në vitin 2024. Pothuajse dyfishi i parave të ofruara nga Reali. Sheiku nga Katari pret një përgjigje nga Sergio Ramos, pastaj do të përpiqet të mbyllë marrëveshjen me Messin.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ojq “Vizioni” dhuroi uniformat për Sh.M. “Sezai Surroi” Bujanoc

Sot në shkollën e mesme " Sezai Surroi " dhuruam uniformat për nxënësit e drejtimit të mjeksisë.Bashkarisht me kryetarin e KKSH z.Ragmi...

Të gjithë e shijojmë dhe na pëlqen aroma, por me siguri nuk i dinit këto 6 ‘sekrete’ të kafes turke

Të gjithëve na ndodh që dita jonë të nisë me konsumimin e një kafeje në mëngjes, kjo ndoshta na hap sytë dhe...

Ditë zie për Flori Mumajesin

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur...

Akademia e Shkencave të Shqipërisë vjen me tri vepra madhore albanologjike

Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes...